Mia Khalifa nxjerr në ankand syzet famëkeqe, paratë do të shkojnë për Kryqin e Kuq libanez

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:33 10-08-2020 Mia Khalifa nxjerr në ankand syzet famëkeqe, paratë do të shkojnë për Kryqin e Kuq libanez

Ish-pornostarja e famshme Mia Khalifa ka vendosur të nxjerrë në shitje përmes ankandit syzet e saj famëkeqe, ndërsa të ardhurat do ia dhurojë Kryqit të Kuq Libanez.

Vendimi i saj vjen disa ditë pas shpërthimit shkatërrimtar në Bejrut, që është edhe qyteti i lindjes së Mia-s.

Ankandi është shpallur në eBay me mbishkrimin “Syzet famëkeqe të Mia Khalifa – 100% të të ardhurave të do jepen për Kryqin e Kuq dhe punën e tyre të palodhshme në Bejrut”.

Syzet janë të përdorura. Dhe vlera e tyre fillon nga $99,800.00, ndërsa deri tani ka plot 188 ofertues, raporton newsbomb.al.

Vetë ish-pronostarja tha se kur syzet të shiten dhe paratë të mblidhen, do t’i transferojë live në Instagram.

degre45he45hj4rjfgj.jpg

sdgerhe454h4h.jpg

drgerhe45hjurdh5hj.jpg

fgerge4h4hh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01058292388916
array(1) { ["section"]=> string(96) "mia-khalifa-nxjerr-ne-ankand-syzet-famekeqe-parate-do-te-shkojne-per-kryqin-e-kuq-libanez-216743" }