Michele Obama për herë të fundit si zonjë e parë në kopertinën e Vogue, flet Barak: Akoma pyes se pse u martua me mua

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:36 12-11-2016 Michele Obama për herë të fundit si zonjë e parë në kopertinën e Vogue, flet Barak: Akoma pyes se pse u martua me mua Michele Obama ne kopertinen e Vogue per here te fundit si zonje e pare e SHBA

Për të përshëndetur zonjën e parë që po ikën nga Shtëpia e Bardhë revista Vogue America, ka vendosur në kopertinë “The mom in chief” në versionin celebrity. Ishte revista e parë që i dedikoi një cover  sapo burri i saj u zgjodh president i SHBA. 

Michele Obama duket në formë të jashtëzakonshme, me një veshje të bardhë të Carolina Herrera që i jep elegancë, raporton newsbomb.al.

“pata mundësi të kaloja tetë vite duke bërë dicka dhe deri në një farë niveli” ka rrëfyer Michele Obama, “mund të fokusohesha te lulet, dekoracioni, tek e brendshmja sepse cdo zonjë e parë, në mënyrë të drejtë arrin të përcaktojë rolin e saj. Nuk ka një autoritet legjislativ tek I cili do të përgjigjet; ti nuk je e zgjedhur. Dhe kjo është një dhuratë lirie e jashtëzakonshme”.

Ajo, avokate, ka zgjedhur për tetë vite të lërë mënjanë profesionin e saj dhe të përqëndrohej tek promovimi I stilit të jetës së shëndetshme, mbi të gjitha për fëmijët amerikane, dhe madje edhe të bëhej një beniamine e sektorit të modës, duke veshur shpesh rroba të firmuara nga stilistë pak të njohur. Në pritje për të njohur zëvendësuesen e saj Melania, janë të shumta gjykimet e shprehura se si e ka kryer rolin e saj në Shtëpinë e Bardhë, por Vogue ka kërkuar edhe mendimin e presidentit Barak Obama për qëndrimin e tij: “Ka qenë e jashtëzakonshme, si gjithmonë: brilante, divertente, gjeneroze. Akoma pyes se për cfarë motivi ka pranuar të martohet me mua. Personat e duan se ka qenë një mama e kujdesshme, një mike e mire nuk ka frikë të thotë atë që mendon dhe madje di edhe të të xhirojë”.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023619890213013
array(1) { ["section"]=> string(121) "michele-obama-per-here-te-fundit-si-zonje-e-pare-ne-kopertinen-e-vogue-flet-barak-akoma-pyes-se-pse-u-martua-me-mua-59317" }