Mielli serb në Shqipëri, Haxhiymeri: Proteinat në miellin e bukës shqetësim prej 2 vitesh, mielli me 10.5% është për kafshët

Publikuar tek: aktualitet, më 22:34 01-03-2017 Mielli serb në Shqipëri, Haxhiymeri: Proteinat në miellin e bukës shqetësim prej 2 vitesh, mielli me 10.5% është për kafshët

Mielli për prodhimin e bukës që vjen në Shqipëri nga Serbia prodhohet nga gruri që përdoret për kafshët. Niveli i proteinave të grurit është 10.5%, ndërsa standardi që duhet të ketë mielli për prodhimin e bukës duhet të ketë nivelin e proteinave 12%.

Adi Haxhiymeri, prodhues mielli, zbardh problemet që ka buka që konsumojnë shqiptarët në emision “Të bësh ekonomi” në Neës24.

“Proteina në miellin që përdoret për bukë është një shqetësim i ngritur nga më shumë se dy vjet, meqë standardet e prodhimit të miellit nuk ishin ndryshuar që nga koha e komunizmit. Ne kërkuam rritjen e standardit të cilësisë së miellit nga niveli i proteinave që ishte 7% dhe u vendos standardi i proteinës të jetë 12% për miellin për bukë. Këtu kemi të bëjmë në sigurinë ushqimore. Ne marrim proteinat nga buka, që është artikulli kryesor, që të bëhet bukë e mirë, gruri serb është 180 euro.

Proteina në grurin serb arrin në 11% dhe në miell është shumë më e ulët. Që ta nxjerrin miellin më të bardhë, ulin rrezen dhe gjitha vlerat ushqimore ikin gjatë këtij procesi. Duke qenë gruri me 12%, mielli shkon në 10.5%, që është për kafshë, nuk ka asnjë vlerë”, tha Haxhiymeri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MEGA-OPERACION, 4150 punonjës policie kontroll nga ajri dhe toka për bimët narkotike
Zjarr në Vlorë, shkrumbohet kati i pestë i pallatit »
Article Logic
Execution time: 0.010447025299072
array(1) { ["section"]=> string(126) "mielli-serb-ne-shqiperi-haxhiymeri-proteinat-ne-miellin-e-bukes-shqetesim-prej-2-vitesh-mielli-me-10-5-eshte-per-kafshet-70423" }