Mielli serb në Shqipëri, Panariti: Është brenda standarteve, ka sukses për shkak të çmimit të ulët

Publikuar tek: ekonomi, më 18:08 27-02-2017 Mielli serb në Shqipëri, Panariti: Është brenda standarteve, ka sukses për shkak të çmimit të ulët

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti nga Korça është prononcuar në lidhje me cilësinë e miellit serb që është duke hyrë në vendin tonë.

Panariti ka siguruar konsumatoret se mielli serb është brenda të gjitha standarteve. Kjo ka dalë pas analizave të kryera. Nga ana tjetër ministri Panariti ka komentuar edhe çmimin kur tha se është kërkesë oferta ajo që e rregullon tregun.

'Mielli serb është duke pasur sukses për shkak të çmimit të tij rreth 20 % me të ulët se ai vendas",-u shpreh ai.

Ndërkohë Panariti ka pranuar se qeveria nuk subvencionon prodhuesit në vendin tonë për shkak të sipërfaqeve të vogla që zë kjo kulturë bujqësore, ndërsa tha se qeveritë e tjera përfshi ato ruse e serbe subvencionojnë prodhuesit e miellit, çka sjell edhe një çmim më të ulët të këtij produkti.

16990369_10209151362443199_1291500059_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014662981033325
array(1) { ["section"]=> string(101) "mielli-serb-ne-shqiperi-panariti-eshte-brenda-standarteve-ka-sukses-per-shkak-te-cmimit-te-ulet-70134" }