‘Mihali i Qeparoit dhe Mihalët e tjerë do vazhdojnë të rrahin këdo që nuk i paguan peshkun...’

Publikuar tek: aktualitet, më 22:03 17-08-2019 ‘Mihali i Qeparoit dhe Mihalët e tjerë do vazhdojnë të rrahin këdo që nuk i paguan peshkun...’ Ish-drejtori i Agjencisë së Bregdeteve Auron Tare

Ish-drejtori i Agjencisë së Bregdeteve Auron Tare ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Qeparo, ku një grup turistësh spanjollë u dhunuan nga Mihal Kokëdhima.

Tare shkruan se duhet të ndodhte ngjarja me Mihal Kokëdhimën që të kuptohej se në çfarë situate të rrezikshme është turizmi në vend.

‘U desh Mihali per te na treguar se ne cfare situate eshte realisht industria jone turistike. Jo vetem ne nje situate qesharake por edhe te rrezikshme. Nuk eshte problemi i Mihalit te Qeparoit por te qindra mihaleve qe operojne pa asnje kualifikim, praktike mesim apo eksperience ne industrine e turizmit. Askush nuk e kupton qe industria e turizmit ka te beje me nje aspekt shume te rendesishem.
Marrdhenien me publikun. Me cfare trajnimi apo licence operonte mihali ne nje prej vendeve me te bukura te Shqiperise? po Mihalet e tjere?’, shkruan Auron Tare.

Gjithashtu, ish-drejtori i Agjencisë së Bregdeteve thotë se me qindra Mihalë kanë zaptuar plazhet me forcë dhe mbajnë peng një të mirë publike që garantohet me ligj.

‘Me qindra mihale kane zaptuar plazhet me force dhe pa asnje standart apo kriter mbajne peng nje te mire publike e cila garantohet me Ligj. jo vetem kjo por arroganca e ketyre "pronareve' te plazheve eshte e jashtezakonshme. Ishulli i Ksamilit pershembull mbahet me force nga nje tjeter mihal i cili para ca kohesh kishte bere per spital nje guide turistike pasi kishte kerkuar fature per shezlonget ne ishullin e Ksamilit. Problemi nuk eshte i te fortit te ishullit te ksamilit problemi eshte qe ishulli i Ksamilit eshte zone e mbrojtur. Mbrohet me ligj dhe me nje Agjenci Shteterore qe quhet agjencia e zonave te mbrojtura qe ka per detyre te mbroje keto zona’, shton Tare.

Sipas Auron Tares, Mihali i Qeparoi dhe Mihalët e tjerë do rrahin dhe do kërcënojnë këdo që nuk i paguan peshkun dhe shezlonet përerisa asnjë kryetar bashkie nuk është penalizuar pse ka mbyllur sytë ndaj tyre.

‘Cfare ndodh? Mihali i Ksamilit kercenon kedo qe i permend se ishulli i ksamilit eshte prone publike dhe nuk mund te shfrytezohet nga askush. Prandaj Mihalet jo vetem do rrahin dhe do kercenojne kedo qe nuk i paguan peshkun e lokalit apo shezlongun e plazhit deri sa askush te mos mbaje pergjegjesi per kete kaos te frikshem. deri sa asnje kryetar bashkie nuk eshte penalizuar per mbylljen e syve ndaj Mihaleve te plazheve tona Mihali i Qeparoi do vazhdoje te rrahe edhe turiste te tjere pa i hyre gjembe ne kembe. sic thone cudia me e madhe zgjat tre dite dhe harrohet, parate e plazheve ndahen cdo sezon me ata qe mbyllin syte.’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072710514068604
array(1) { ["section"]=> string(96) "mihali-i-qeparoit-dhe-mihalet-e-tjere-do-vazhdojne-te-rrahin-kedo-qe-nuk-i-paguan-peshkun-175636" }