Mijëra anglezë po shpërndajnë fjalët prekëse të Jo Cox për fëmijët sirianë

Publikuar tek: bota, më 18:39 16-06-2016 Mijëra anglezë po shpërndajnë fjalët prekëse të Jo Cox për fëmijët sirianë

Deputetja laburiste Jo Cox, humbi jetën sot pasi u sulmua me thikë dhe u qëllua me armë zjarri në West Yorkshire të Britanisë së Madhe.

Nëna e dy fëmijëve ishte pjesë e grupimit parlamentar “Miqtë e Sirisë”. Ajo foli plot pasion vitin e kaluar në Parlament duke kërkuar pranimin e 3,000 fëmijëve sirianë në Angli, pavarësisht kundërshtimit nga qeveria.

“Ne të gjithë e dimë se shumë prej fëmijëve të tmerruar, pa miq dhe thellësisht të rrezikuar, të shpërndarë të në gjithë Europën, vijnë nga Siria.

Ne gjithashtu e dimë se ndërsa konflikti hyn në vitin e gjashtë barbar dhe familjet siriane janë të detyruara të marrin vendimin e pamundur: të qëndrojnë dhe të përballen me urinë, përdhunimin, ndjekjet dhe vdekjen ose të bëjnë një udhëtim të rrezikshëm për të gjetur vendin e shenjtë diku tjetër.

Dhe kush mund t’i fjajësojë prindërit e dëshpëruar që duan të shpëtojnë familjet e tyre nga tmerri që po përjetojnë. Realiteti në të cilin fëmijët po vriten rrugës për në shkollë, ku fëmijët rekrutohen dhe vendosen në vijën e parë të luftës dhe një në tre fëmijë sirianë rriten pa ditur gjë tjetër përveç luftës dhe frikës.

Këta fëmijë janë të ekspozuar ndaj gjërave që asnjë fëmijë nuk duhet t’i dëshmojë kurrë dhe unë personalisht do të rrezikoja jetën dhe gjymtyrët për të shpëtuar fëmijët e mij nga ajo vrimë ferri."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pezullohet fushata për referendumin në Britani, pas vrasjes së deputetes
Video-përgjimi tregon se si tutorja i mëson pozicione seksi prostitutës (+18) »
Article Logic
Execution time: 0.011910915374756
array(1) { ["section"]=> string(80) "mijera-angleze-po-shperndajne-fjalet-prekese-te-jo-cox-per-femijet-siriane-43738" }