Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kanë falur sot namazin e parë të teravive me fillimin e muajit Ramazan.
“Ashtu si në mbarë botën, mijëra besimtarë myslimanë kanë falur sonte teravinë e parë në mbarë xhamitë e Shqipërisë, duke hyrë kështu në atmosferën e Ramazanit”, shkruan Komuniteti Mysliman Shqiptar.
“Namazi i teravive nuk është diçka tjetër përpos dallim dhe respekt ndaj muajit Ramazan, në të cilin kanë ndodhur shumë ngjarje të shënuara, më e rëndësishmja prej të cilave është zbritja e Kuranit Famëlartë, në të cilin lavdërohen ata që e lexojnë dhe nëpërmjet faljes përkujtojnë këtë dhuratë që Allahu dërgoi për njerëzimin mbarë.
Ky namaz si çdo praktikë tjetër fetare bashkon radhët, zbut zemrat, lartëson mendjet, dhe dëshmon unitetin e myslimanëve në këtë muaj mëshire e faljeje”.