Mijëra gjermanë protestojnë kundër masave kufizuese të pandemisë

Publikuar tek: bota, më 19:45 01-08-2020 Mijëra gjermanë protestojnë kundër masave kufizuese të pandemisë Gjermanet ne proteste

Mijëra protestuesë kanë dalë në rrugët e Berlinit në Gjermani për të protestuar kundër masave kufizuese të pandemisë.

“Kjo protestë erdhi pikërisht në kohën kur autoriteteve u janë shtuar shqetësimet për rritjen e numrit të rasteve të reja, shkruan “AP”.

Vetëm një pjesë e vogël e protestuesve ishin të pajisur me maska mbrojtëse, që e bën edhe më shqetësuese protestën e gjermanëve.

Protestuesit u panë duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Korona, alarm i rremë”, “Mbrojtje natyrale në vend të vaksinimit” dhe “Jepini fund panikut korona – kthejini të drejtat themelore”.

Në 24 orët e fundit Gjermania regjistroi 955 raste të reja me COVID-19 dhe 7 viktima, me shifrat që thuajse janë dyfishuar në krahasim me javën e kaluar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013853073120117
array(1) { ["section"]=> string(71) "mijera-gjermane-protestojne-kunder-masave-kufizuese-te-pandemise-215760" }