Mijëra protestues në Holandë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër masave të ashpra ant-Covid.
Ndaj protestave policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit.
Në një deklaratë kryeministri holandez Mark Rutte i ka dënuar trazirat e fundjavës duke i cilësuar madje dhunë kriminale.
“Kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën, kjo është dhunë kriminale dhe ne do ta trajtojmë atë si të tillë,” u tha Rutte gazetarëve.
Protestuesit sulmuan policinë dhe i vunë zjarrin makinave dhe biçikletave në rrugë, në shenjë kundërshtie për shtetrrethimin e vendosur të shtunën nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 30 persosna janë arrestuar, ndërsa 3,600 persona janë gjobitur.
Kujtojmë që qeveria holandeze ka prezantuar së fundmi masat e reja anti-Covid që kanë të bëjnë me kufizim orari nga ora 21:00 deri më 04:30 dhe kushdo që e shkel do të përballet me një gjobë.