Mijëra makina luksoze gjenden të braktisura në Dubai, kërkohen pronarët (Foto)

Publikuar tek: bota, më 16:48 17-01-2016 Mijëra makina luksoze gjenden të braktisura në Dubai, kërkohen pronarët (Foto)

Ndërkohë që qytete të tjera në botë kanë probleme të shumta me rritjen e krimit, vjedhjeve apo infrastuktura, Dubai ka një shqetësim shumë “të madh”.

Mbi 3,000 automjete luksoze, që nga Ferrari me vlerë 1 milionë euro e deri te Lamborghini, janë braktisur në parkingjet e qytetit ndërsa i ka mbuluar një shtresë e trashë pluhuri.

a1.jpg

Makinat superluksoze gjenden të braktisura në të gjithë qytetin por kryesisht në parkingjet pranë aeroporteve, ndërsa qytetarë të ndryshëm bëjnë humor duke shkruar në xhamat e pluhurosura “Ku dreqin është pronari im?” apo “Jam këtu për të qëndruar”.

a2.jpg

Arsyeja është e thjeshtë; Ligji i Sherihatit që e cilëson mospagimin e borxheve një krim të rëndë për të cilin shkon në burg. Mijëra pronarë automjetesh luksoze që mesa duket kanë marrë kredi dhe janë goditur nga kriza ekonomike e muajve të fundit, kanë zgjedhur të braktisin automjetet përpara se të largohen nga Dubai, duke mos rrezikuar të shkojnë në burg për mospagim taksash të automjetit.

a3.jpg

Në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ka një ligj që t’i mbrojë nga falimentimi, ndërsa policia që i sekuestron automjetet njofton pronarët  e tyre që shumicën e rasteve nuk kthehen kurrë, dhe më pas i nxjerr në ankand. /Newsbomb.al/

a4.jpg

a5.jpg

a6.jpg

a7.jpg

a8.jpg

a9.jpg

a10.jpg

a11.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Orteku që tmerroi shoferët në Zvicër, pamje të frikshme (Video)
Refugjati sirian fiton miliona euro në lotarinë franceze »
Article Logic
Execution time: 0.012628078460693
array(1) { ["section"]=> string(81) "mijera-makina-luksoze-gjenden-te-braktisura-ne-dubai-kerkohen-pronaret-foto-30237" }