Mijëra protestues hyjnë në grevë urie, kërkohet largimi i guvernatorit portorikan pas komenteve raciste

Publikuar tek: bota, më 18:14 22-07-2019 Mijëra protestues hyjnë në grevë urie, kërkohet largimi i guvernatorit portorikan pas komenteve raciste Protestues në Porto Riko

Pas 12 ditësh në protesta masive në rrugë, mijëra portorikanë kanë vendosur të nisin grevën e urisë derisa guvernatori i ishullit tropikal të japë dorëheqjen.

Protestat masive dhe me episode të dhunshme shpërthyen pasi në media u pulikuan qindra mesazhe private të guvernatorit Ricardo Rossello dhe rrethit të tij të ngushtë.

Në transkriptin prej rreth 900 faqesh me mesazhe, Rossello përdorte gjuhë raciste, denigruese dhe fyese ndaj thuajse çdo komuniteti në ishull.

Por ky skandal nuk është e vetmja arsye pse guvernatori duhet të largohet, thonë protestuesit. Korrupsioni, thonë ata është në nivelet maksimale.

Gjatë ditëve të para të protestës, policia tentoi t’i shtypë ato me dhunë, duke përdorur gaz dhe plumba gome. Nga radhët e protestuesve pati dhjetëra të plagosur.

dhrthjertjr45j.jpg

Ricardo Rossello

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023504018783569
array(1) { ["section"]=> string(109) "mijera-protestues-hyjne-ne-greve-urie-kerkohet-largimi-i-guvernatorit-portorikan-pas-komenteve-raciste-172998" }