‘Mijëra refuzime për pagën e luftës’, Tabaku publikon DOKUMENTIN: Qeveria duhet URGJENTISHT t’i japë fund DISKRIMINIMIT të familjeve dhe shqiptarëve në nevojë

Publikuar tek: politike, më 12:35 09-04-2020 ‘Mijëra refuzime për pagën e luftës’, Tabaku publikon DOKUMENTIN: Qeveria duhet URGJENTISHT t’i japë fund DISKRIMINIMIT të familjeve dhe shqiptarëve në nevojë

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka denoncuar qindra ankesa dhe denoncime për trajtim të padrejtë dhe refuzim të pagesës nga qeveria që ka vendosur fonde të pamjaftueshme për numrin e të vetëpunësuarve dhe bizneseve në nevojë.

Përmes një statusi në “Facebook”, ajo ka publikuar dokumentin, ku thotë se qeveria po vështirëson pagesat duke seleksionuar mes bizneseve dhe qytetarëve.

Më tej, ish-deputetja thekson se sot mijëra biznese e punonjës janë duke u përjashtuar padrejtësisht nga mbështetja

Sipas Tabakut, qeveria duhet urgjentisht t’i japë fund diskriminimit të familjeve dhe shqiptarëve në nevojë për të mbrojtur favoret dhe paratë e oligarkëve.

Statusi i plotë:

Prej disa ditësh, shumë prej bizneseve që kanë aplikuar për fondin që ka vendosur qeveria për ekonominë kanë treguar se si po skualifikohen pa të drejtë nga marrja e pagesës. Në PD kane ardhur me qindra ankesa dhe denoncime për trajtim të padrejtë dhe refuzim të pagesës nga qeveria që ka vendosur fonde të pamjaftueshme për numrin e të vetëpunësuarve dhe bizneseve në nevojë. Ata thonë se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh te shurdher.

Fatkeqësisht kanë të drejtë. Në VKM-në e miratuar specifikohej se përfitonin të gjithë bizneset e vogla të mbyllura në bazë të listëpagesave deri në janar 2020. Qeveria e vonoi një muaj të VKM-në ndërsa bizneset janë deryruar të ndërpresin kontratat për mijëra punëtorë.

Rezultati sot është tragjik. Mijëra shqiptarë, kryefamiljarë dhe prindër fëmijësh, janë të papunë, pa rrogë, pa të ardhura ndërsa qeveria vazhdon të furnizojë PPP-të me milionat e zakonshëm sikur asgjë mos të ketë ndodhur.

Akoma më keq, qeveria po vështirëson pagesat duke seleksionuar mes bizneseve dhe qytetarëve. Sot mijëra biznese e punonjës janë duke u përjashtuar padrejtësisht nga mbështetja!

I gjithë buxheti i shtetit dhe çdo burim duhet të jetë në dispozicion të shëndetësisë, të ndihmës sociale dhe të ekonomisë.

Diskriminimi për bukën e gojës eshte i pafalshëm, kushton jetë dhe shëndet.

Qeveria duhet URGJENTISHT ti japë fund DISKRIMINIMIT të familjeve dhe shqiptarëve në nevojë për të mbrojtur favoret dhe paratë e oligarkëve.

Të gjithë ata që kanë mbetur pa pune dhe pa të ardhura duhet të marrin mbeshtetjen minimale për ekzistenca. Dhe për këtë mjafton që kryeministri të zgjedhë 3 milionë shqiptarë perpara 10 oligarkëve.

cc7e408e-d3a1-4b47-b1f8-6be3d7c8f5d9.jpgbfb26a6a-1410-493d-b0d3-3980c7f0a03a.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0096738338470459
array(1) { ["section"]=> string(161) "mijera-refuzime-per-pagen-e-luftes-tabaku-publikon-dokumentin-qeveria-duhet-urgjentisht-t-i-jape-fund-diskriminimit-te-familjeve-dhe-shqiptareve-ne-nevoje-201970" }