3943 persona janë përgjuar përgjatë vitit 2016 në territorin shqiptar gjatë komunikimeve të tyre telefonike apo kompjuterike dhe platformave si Facebook, Viber, Whatsapp.
Shifra bëhet publike nga Prokuroria e Përgjithshme e cila sqaron se disa prej tyre vijojnë ende të përgjohen për shkak të 676 procedimeve penale nga organi i akuzës. Kryeprokurori Adriatik Lllalla ka firmosur afro 6 urdhra përgjimi gjatë vitit 2016.
Sipas të dhënave përgjatë 2016 përgjimet janë përdorur për të zbuluar një sërë veprash penale përfshirë dhe parandalimin e aktit terrorist të planifikuar në stadiumin e Shkodrës teksa do të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Izrael e vlefshme për botërorin Rusi 2018.