Mijëra vdekje në ditë, Covid-19 i merr jetën shqiptarit në SHBA

Publikuar tek: bota, më 11:37 09-04-2020 Mijëra vdekje në ditë, Covid-19 i merr jetën shqiptarit në SHBA Ilustruese

Në mesin e mijëra viktimave në SHBA është edhe një shqiptar.

Mësohet se ka ndërruar jetë 86-vjeçari Jani Depo, me origjinë nga Sinica e Devollit.

86 vjeçari ka qenë i infektuar me Covid-19 dhe nuk ka mundur dot ti bëjë ballë.

Mësohet se prej gati 20 vitesh Depo jetonte në Çikago, me familjen.

SHBA pa dyshim tashmë është vendi më i prekur nga koronavirusi. Shifrat e raportuara janë vërtet alarmante.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1399 njerëz, me një total prej 14.240 viktimash.

18.224 rastet e reja e kanë çuar numrin total të të infektuarve në 418.559, më shumë se çdo shtet tjetër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090131759643555
array(1) { ["section"]=> string(69) "mijera-vdekje-ne-dite-covid-19-i-merr-jeten-shqiptarit-ne-shba-201956" }