Prej tre vitesh moderatorja Floriana Garo është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Gjenevë, me bashkëshortin Enisin dhe vajzën e tyre Adian.
Ajo ka hequr dorë nga karriera televizive dhe atje merret me biznes.
Herë pas here, Florianën e vizitojnë miq të saj nga Shqipëria, të cilët e surprizojnë në mënyra të ndryshme moderatoren.
Ditën e sotme, bukuroshja është takuar ish-deputeten Majlinda Bregu në Gjenevë.
Nuk dihet nëse ato janë mikesha prej kohësh apo i ka bashkuar ndonjë projekt i së ardhmes.
‘Një pasdite e bukur me Majlinda Bregun në Gjenevë’, shkruan moderatorja krah fotos së postuar në Instagram.
Kujtojmë që kjo e fundit është në pritje të fëmijës së dytë.