Mike Pompeo akuzon Kinën për gjenocid ndaj pakicave turke dhe myslimanëve

Publikuar tek: bota, më 19:10 19-01-2021 Mike Pompeo akuzon Kinën për gjenocid ndaj pakicave turke dhe myslimanëve Mike Pompeo

Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo tha të martën se Kina po kryen gjenocid ndaj pakicave etnike turke të njohura si Ujgurët dhe kryesisht ndaj myslimanëve, duke rritur në mënyrë dramatike presionin në ditën e tij të fundit të plotë në detyrë. 

Pompeo u bëri thirrje të gjithë organeve ndërkombëtare, përfshirë gjykatat që të shqyrtojnë çështjet kundër trajtimit të Kinës ndaj Ujgurëve dhe shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të rrisin presionin.

"Unë besoj se ky gjenocid është duke vazhduar dhe se ne jemi dëshmitarë të përpjekjes sistematike për të shkatërruar Ujgurët nga partia-shtet kinez. Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur. Nëse Partia Komuniste Kineze lejohet të kryejë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit kundër popullit të saj, imagjinoni se çfarë do të inkurajohet t'i bëjë botës së lirë, në një të ardhme jo shumë të largët", tha Pompeo.


Deklaratë që mund të mirëpritet nga administrata e re e presidentit Joe Biden. Vetë Biden ka bërë thirrje për një përqendrim më të fortë në të drejtat e njeriut, me fushatën e tij duke përshkruar trajtimin e Ujgurëve si gjenocid.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditë e ZEZË për Italinë, regjistrohet numër i LARTË i viktimave në 24 orë (BILANCI)
Putin sfidon temperaturat, zhytet në ujë -20 gradë celcius për të nderuar Epifaninë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012012004852295
array(1) { ["section"]=> string(80) "mike-pompeo-akuzon-kinen-per-gjenocid-ndaj-pakicave-turke-dhe-myslimaneve-235626" }