Elda Hoti u betua sot si deputetja më e re e Kuvendit nga radhët e LSI-së, dukë zënë vendin e Viktor Tushajt.
Mirëpo duket se ky nuk është i vetmi gëzim në familjen e deputetes, pasi së fundmi ajo ka treguar se është në pritje të një fëmije.
27-vjeçarja është nënë e një vajze dhe pret të bëhet mama për herë të dytë.
Ende nuk dihet gjinia e foshnjës që pritet të vijë në jetë, ndërkohë që kemi parë se Hoti publikon herë pas here foto me vajzën dhe bashkëshortin.
Gjithashtu kemi parë se deputetja ka shoqëri edhe me disa prej personazheve të njohur të mediave, siç janë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj.