Mikpritja britanike, kryeminstri Cameron çon në pub presidentin kinez, dhe tregon historinë e vajzës (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:45 23-10-2015

Kryeministri Britanik David Cameron dhe presidenti Kinez Xi Jinping shpenzuan ditët e fundit duke firmosur një marrëveshje tregtare multimiliardere duke arritur një marrveshje historike për problemet nukleare dhe sigurinë kibernetike.

Megjithatë, të mërkurën në mbrëmje, Kamerun po i shpjegonte presidentit Xi sesi njëherë ai kishte bërë një “gabim fatal” duke lënë vajzën e tij jashtë një pub.

Siç informon Telegraph, kryeministri e coi zotin Xi në Cadsden Buckinghamshire, për peshk e patate të skuqura sipas kërkesës së liderit kinez.

Kamerun I tha presidentit Xi, historinë e famshme sesi në 2012 ai shkoi në një pub afër Xhequers pa vajzën e tij Nancy, atëherë 8-vjeçare.

Duke folur ndërsa pinin birrë ai tha: Njëherë bëra një gabim të tmerrshëm. Hyra në makinë dhe harrova vajzën. Kam qenë disa herë por nuk e lë më familjen time. Ajo (Nancy) e tregon historinë për vete dhe për mua në pub. E ka mbajtur mend shumë mirë”.

Dy liderët botërore shijuan patate dhe peshq të vegjël të bërë me salcë shtëpie gjatë 20 minutave përpara se të shkonin në një darke zyrtare me gratë e tyre.

Më herëty Samantha Cameron bashkëshortja e kryeministrit britanik, i kishte dhuruar zonjës së presidentit Kinez, Peng Liyan, një çantë në vlerën e 550 paudeve, të realizuar nga dizenjatorja britanike Sophie Hulme.

Kamerunët gjithashtu i dhanë çiftit presidencial kinez një pjatë te kristaltë me motive të zonës. Më herët, liderët u takuan në Chequers ku zoti Kameron e shëtiti presidentit në një park duke treguar edhe pemët që ishin mbjellë për të nderuar Mbretëreshën dhe Duken e Edinburgut në vitin 2012.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0171959400177
array(1) { ["section"]=> string(110) "mikpritja-britanike-kryeminstri-cameron-con-ne-pub-presidentin-kinez-dhe-tregon-historine-e-vajzes-video-23790" }