Para pak minutash një autobus me pasagjerë është aksidentuar në aksin Shkodër-Shirokë-Zogaj.
Fatmirësisht e gjitha u mbyll pa pasoja, ndërsa profesor Kabo jep alarmin për një tjetër rast të rëndë.
Një mikrobus me mësuesë të cilët po shkonin të jepnin mësim në një fshat, ka ngelur në rrugë.
“Po dil një njeri që di të mendoje dhe të japi urdhër për mbylljen e shkollave deri në përmiresimin e motit...Cfarë prisni? Lereni shkencën e madhe, shpëtoni jetën...! Sos”, jep alarmin Kabo.
(Foto nga aksidenti Shirokë-Zogaj)
KOMENTI I PLOTË:
E gjithe Shqiperia e mbuluar me bore...sapo me njoftojne se mikrobuzi qe shpinte mesuesit ne nje fshat mbetet ne rruge...spo e tregoj rrethin se atje para se te shkoj ndihma shkon shpagimi...Ne qytetin e vogel femijet nuk dine se cte bejne...trotuaret mbushur me debore...Bashkite thone nuk eshte ne kompetencen tone...Ministria e Arsimit eshte ne remont kapital...Po dil nje njeri qe di te mendoje dhe te japi urdher per mbylljen e shkollave deri ne permiresimin e motit...Cfare prisni...lereni shkencen e madhe, shpetoni jeten...! Sos!
pkabo 10 janar 2019