Miku i Putin dhe ‘sheiku’ i naftës, del në krye të listës së Trump për Sekretarin e Shtetit

Publikuar tek: bota, më 22:33 10-12-2016 Miku i Putin dhe ‘sheiku’ i naftës, del në krye të listës së Trump për Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe Vladimir Putin

Sipas dy zyrtarëve të ekipit të tranzicionit, presidenti i kompanisë Exxon Mobile, Rex Tillerson ka dalë në krye të listës së kandidatëve për postin e Sekretarit të Shtetit.

Tillerson i bashkohet ish kritikut të zotit Trump dhe kandidatit presidencial të vitit 2012 Mitt Romney si pretendentët kryesor për postin më të lartë diplomatik të vendit. Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Rudolph Giuliani u tërhoq nga konsiderata për postin të premten duke cituar plane për t’u kthyer në sektorin privat.

Tillerson, shefi ekzekutiv i një prej kompanive e naftës më të mëdha në botë, ka përvojë ndërkombëtare biznesi, përfshi Rusinë. Përfshirja e tij me Rusinë dhe lidhjet personale me presidentin Vladimir Putin, ka të ngjarë të tërheq një shqyrtim të hollësishëm gjatë seancës së konfirmimit në senat, shkruan Voa.

Tillerson u takua privatisht me presidentin e zgjedhur të martën, pas rekomandimeve nga ish Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice dhe Sekretarit të Mbrojtjes Robert Gates. Një zyrtar i ekipit të tranzicionit tha se zoti Trump është i impresionuar nga stili dhe eksperienca e zotit Tillerson.

Pretendentë të tjerë për postin e sekretarit të Shtetit përfshijnë ish ambasadorin në Kombet e Bashkuara John Bolton, ish kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë Bob Corker, ish kreu i kompanisë Ford Alan Mulally dhe admiral në pension I marinës James Stavridis.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022587060928345
array(1) { ["section"]=> string(94) "miku-i-putin-dhe-sheiku-i-naftes-del-ne-krye-te-listes-se-trump-per-sekretarin-e-shtetit-62268" }