Milan e Manchester City vijojnë ‘arratisjen’, Inter e Bayern fitojnë me ‘POKER’, Real Madrid katastrofë!

Publikuar tek: sport, më 23:31 30-01-2021 Milan e Manchester City vijojnë ‘arratisjen’, Inter e Bayern fitojnë me ‘POKER’, Real Madrid katastrofë! Milan

Milan vijon të kryesojë Seria A italiane pas 20 javësh kampionat. Kuqezinjtë mposhtën sot 2-1 Bolonjën, falë 2 penalltive. 

Ibrahimovic nga 11 metërshi u tregua i pasaktë, por aty Rebic përfitoi duke shënuar. Sërish nga penalltia, Kessie u tregua i saktë dhe mban në +2 pikë distancën me Interin që nuk fali 4-0 Beneventon.

Lukaku dy herë, Martinez dhe autogoli i Improta autorët e golave. Juventus numëron 5 pikë më pak se Interi, në vendin e tretë. Chiesa dhe Ramsey shënuan në fitoren 2-0 përballë Sampdorias.  

Në Premier League angleze, supersfida Arsenal-Manchester United u mbyll me shifrat 0-0, duke lejuar Manchester Cityn që të nis arratisjen drejt titullit.

Citizens mposhtën minimalisht 1-0 Sheffield United dhe kanë 3 pikë më shumë dhe një ndeshje më pak se komshinjtë e United që gjenden të dytët.

Bayern nuk fal as Hoffenheim duke e mposhtur 4-1 dhe mbetet në krye të Bundesligës gjermane me 45 pikë. Fitore arriti dhe Leipzig, që ndjek këmba këmbës bavarezët me 7 pikë më pak pas triumfit 1-0 ndaj Leverkusen.

Tre pikë mori dhe Dortmund, 3-1 me përmbysje përballë Augsburg e ngjitet në vendin e 5-të me 32 pikë.

Surpriza erdhi nga Spanja. Real Madrid u mposht në shtëpi 2-1 nga Levante, kjo e ndikuar edhe nga dalja me karton të kuq e Militao që në minutën e 8-të.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë rikthimi! Izmir Smajlaj fiton medaljen e artë dhe i afrohet Olimpiadës së Tokios (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.01148796081543
array(1) { ["section"]=> string(104) "milan-e-manchester-city-vijojne-arratisjen-inter-e-bayern-fitojne-me-poker-real-madrid-katastrofe-237035" }