Milani godet në merkato, vjen sulmuesi nga Spanja

Publikuar tek: sport, më 23:48 20-07-2019 Milani godet në merkato, vjen sulmuesi nga Spanja Foto ilustruese

Angel Correa mund të jetë së shpejti lojtari më i ri i Milanit. Sikurse raporton kanali sportiv argjentinas, “Tyc Sports”, Milani ka arritur akordin me Atletico Madridin për transferimin e lojtarit në San Siro.

Skuadra nga Madridi kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, e tashmë situata është në dorën e drejtuesve të klubit kuqezi për të vendosur përfundimisht se ç’do bëjnë me 24 vjeçarin.

Anësori shihet si një përforcim shumë i mirë për trajnerin Giampaolo, por nuk përjashtohen edhe largimet e mundshme, sepse Cutrone ose Andre Silva mund të përfundojnë me një tjetër destinacion për sezonin e ri futbollistik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02327299118042
array(1) { ["section"]=> string(55) "milani-godet-ne-merkato-vjen-sulmuesi-nga-spanja-172824" }