Pas vizitës në brigjet e Shqipërisë së shkrimtares së famshme të librave Harry Poter, JK Roëling, një tjetër multimilioner ka mbërritur me jahtin e tij privat në Sarandë.
Bëhet fjalë për biznesmenin amerikan Hoëard Lutnick, pasuria e të cilit shkon rreth 45 milion dollarë neto si Kryetar dhe Shef Ekzekutiv i Cantor Fitzgerald, L.P.
Por jeta e Lutnick nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ai pësoi një goditje të fortë pasi humbi 658 punonjës, përfshi edhe vëllain e tij, në sulmet e 11 Shtatorit.
Biznesmeni amerikan shpëtoi mrekullish pasi në momentin e sulmit ishte duke çuar djalin e tij në kopësht.
Lutnick është Shef Ekzekutiv i Cantor Fitzgerald dhe pas sulmeve tragjike të Kullave Binjake në Nju Jork, ai themeloi fondacionin bamirës Fitzgerald, duke ndihmuar mijëra njerëz të prekur nga sulme dhe tragjeditë natyrore.