Miliarderi i humbi të gjitha, ka 20 vjet që jeton në ishullin e shkretë dhe është më i lumtur se kurrë

Publikuar tek: bota, më 18:51 20-06-2017 Miliarderi i humbi të gjitha, ka 20 vjet që jeton në ishullin e shkretë dhe është më i lumtur se kurrë

Ai sot është 73-vjeç dhe 20 vite më parë ishte miliarder.

David Glasheen i humbi të gjitha paratë në vitin 1997 në bursë. Që prej atij momenti David vendosi të zhvendoset në një ishull të shkretë në verilindje të Australisë.

Ish biznesmeni që merrej me shit-blerje pronash, pasuria e të cilit llogaritej të shkonte në 28 milion dollarë përpara se t’i humbiste të gjitha, ka 20 vjet që jeton në këtë ishull. I vetmi shoqërues i tij është qeni.

yui5tru45r6u5rtyklk.jpg

David thotë se ndihet më i lumtur se kurrë.

“Të jetosh një paqe, të jesh njësh me nayrën është gjëja më e bukur të cilën shumë njerëz nuk e kanë provuar kurrë”, thotë ai, shkruan newsbomb.al

“Jeta në natyrë është e rrezikshme, kafshë helmuese, krokodilë. Nëse të ndodh gjë këtu, je i vdekur. Por mua më pëlqejnë këto kafshë”.

thrthy4r5yu4r5ju5j.jpg

David tregon se në ishull nuk ka rutinë, çdo ditë është e ndryshme, dhe kjo është pjesa më e bukur se mund të bësh çfarë të duash.

Një herë të vetme në vit ai shkon në qytetin më të afërt, që është disa qindra kilometra larg, dhe kryen furnizimet kryesore me ushqim si oriz, miell, makarona.

“Jam i kënaqur që jetoj në çadër dhe nuk e kam zhvilluar ishullin, sepse do ta kisha shkatërruar”. /Newsbomb.al

ty4rt6yu4u46i56i.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Therja e balenave ngjyros me të kuqe gjithë bregun e detit (FOTO +18)
Temperaturat e larta në SHBA anulojnë uljen e avionëve në pistë »
Article Logic
Execution time: 0.012046098709106
array(1) { ["section"]=> string(107) "miliarderi-i-humbi-te-gjitha-ka-20-vjet-qe-jeton-ne-ishullin-e-shkrete-dhe-eshte-me-i-lumtur-se-kurre-83207" }