Miliarderi kinez çon me pushime stafin prej 6400 punëtorësh

Publikuar tek: bota, më 14:46 10-05-2015 Miliarderi kinez çon me pushime stafin prej 6400 punëtorësh

Një kompani kineze ka paguar për 4 ditë pushime në Francë, të gjitha shpenzimet e stafit prej 6400 personash.

Presidenti zemërgjerë i grupit “Tines” ka prenotuar rreth 140 hotele në Paris dhe mbi 4700 dhoma në Kanë dhe Monako si pjesë e udhëtimit. Pushimet përfshinin vizita private në muzeun e Luvrit si dhe vizita masive në spektaklin kabare “Moulin Rouge”.

Sipas mediave vendase, grupi pritet të shpenzojë rreth 13 milionë euro. Christian Mantel, nga Agjensia e Turizmit Francez tha se janë mobilizuar shërbimet publike si dhe hotelet, restorantet e dyqane të ndryshme. “Deri tani gjithçka po shkon shumë mirë dhe reagimet kanë qenë mjaft pozitive”, u shpreh ai.

Punonjësit kanë marrë me qera 146 autobusë për të shëtitur gjatë pushimeve të tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po fotografonte çiftin e sapomartuar, 72 vjeçari bie nga gondola dhe vdes
Ariu shëtit si njeri në qendrën e tij të shpëtimit »
Article Logic
Execution time: 0.0093679428100586
array(1) { ["section"]=> string(65) "miliarderi-kinez-con-me-pushime-stafin-prej-6400-punetoresh-10801" }