Miliarderi rus po shet asetet e tij në Rusi, shkak “presioni”, vendoset i 14-ti në listën e Forbes

Publikuar tek: bota, më 11:13 04-07-2016 Miliarderi rus po shet asetet e tij në Rusi, shkak “presioni”, vendoset i 14-ti në listën e Forbes Multimiliarderi rus Prokhorov ka nxjerre ne shitje te gjitha aksionet e veta te kompanive qe ka ne zoterim

Multimiliarderi Mikhail Prokhorov do të shesë të gjitha aksionet e tij në Rusi, raporton e përditshmja ruse Vedomosti. 

Grupi i Investimit ONEXIm ka asete të shumta në minierë, financë, energjetikë, media dhe zhvillim. Në asetet e tij përfshihen edhe 20 përqind e kompanisë Uralkali, prodhuesi më I madh në botë I Potassium por edhe 17.2 përqind të prodhimit të Rusal.

Prokhorov ende nuk ka bërë të qarta arsyet e shitjes së aksioneve. Një burim anonim I tha gazetës ruse se shitja po bëhet pas presioneve që I bëjnë biznesmenit dhe medias së tij RBC. Analistët kanë nxjerrë në pah lidhje të kësaj mediaje me Panama Papers çka çoi edhe sigurimin rus në zyrat e ONEXIM në Moskë. Kërkime janë bërë edhe në biznese të tjera që kontrollohen nga Prokhorov.

Televizioni RBC ka raportuar gjithashtu edhe shumë lajme të tjera që e kanë vënë në vështirësi Kremlinin duke përfshirë edhe interesat e biznesit të Putinit.

Prokhorov që është edhe pronari i Brooklyn Nets Basketboll, është rankuar nga Forbes si miliarderi i 14-të më i pasur në botë me një fitim neto prej 7.6 miliardë dollarë. Prokhorov është përfshirë edhe në politikë. Në 2012 kandidoi për president duke marrë vetëm 8 përqind të votave. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kritikja e islamit si presidente e radhës e BE-së
Magjia shkon tmerrësisht keq “live” në televizionin polak (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010424137115479
array(1) { ["section"]=> string(100) "miliarderi-rus-po-shet-asetet-e-tij-ne-rusi-shkak-presioni-vendoset-i-14-ti-ne-listen-e-forbes-45468" }