Militantët e PD protestuan para Komisariatit, lirohet kreu i Forumit Rinor

Publikuar tek: politike, më 20:55 19-08-2019 Militantët e PD protestuan para Komisariatit, lirohet kreu i Forumit Rinor Kreu i FRPD Shkoder Arvit Bushati

Arvit Bushati, kreu i FRPD është liruar pak më parë nga policia e Shkodrës pas protestave që militantët e PD organizuan mbrëmjen e sotme.

Sipas bluve të Shkodrës, Bushati ishte ndaluar pas përplasjeve të regjistruara sot mes protestuesve dhe efektivëve gjatë konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Bashkia e Shkodrës ka krijuar një ngërç të ri politik pasi Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i ri i 30 qershorit nën siglën e PS dha dorëheqjen nga marrja e postit, pas akuzave nga opozita për një dënim në Itali në vitin 2003.

LEXO EDHE: U NDALUA PAS PËRPLASJEVE ME POLICINË, MBËSHTETËSIT E PD PROTESTË PARA KOMISARIATIT TË SHKODRËS PËR LIRIMIN E KREUT TË FRPD

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073628425598145
array(1) { ["section"]=> string(80) "militantet-e-pd-protestuan-para-komisariatit-lirohet-kreu-i-forumit-rinor-175817" }