Militantët e Shtetit Islamik i kërkojnë falje Izraelit

Publikuar tek: bota, më 16:54 01-05-2017 Militantët e Shtetit Islamik i kërkojnë falje Izraelit

Një grup luftëtarësh të lidhur me Shtetin Islamik i ka kërkuar falje Izraelit pas një sulmi me armë ndaj ushtarëve izraelitë në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes, Moshe Ya’alon, grupi i ekstremistëve hapi zjarr ndaj trupave izraelite por më pas kërkuan falje.

Ngjarja ka ndodhur në një pllajë shkëmbore të Sirisë jugperëndimore, e cila u aneksua pjesërisht nga Izraeli gjatë luftës gjashtë ditore të vitit 1967, një veprim që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.

Pas një beteje të shkurtër me shkëmbim zjarri, ushtria siriane e sulmoi grupin xhihadist Khalid ibn al-Walid me raketa dhe tanke, duke vrarë katër prej tyre. Kjo ishte përplasja e parë direkte e trupave izraelite me militantët e ISIS.

Zëdhënësi i Ya’alon refuzoi të shpjegojë më tej se në çfarë mënyre grupi xhihadist kërkoi falje. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protestat e dhunshme në Paris, policia përdor gazin lotsjellës
Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë trondit Kanadanë »
Article Logic
Execution time: 0.011307001113892
array(1) { ["section"]=> string(60) "militantet-e-shtetit-islamik-i-kerkojne-falje-izraelit-77078" }