Militantët sulmojnë ministrinë e Jashtme të Libisë

Publikuar tek: bota, më 07:59 26-12-2018 Militantët sulmojnë ministrinë e Jashtme të Libisë

Tre persona kanë vdekur edhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të militantëve në ministrinë e Jashtme të Libisë në Tripoli.

 

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në hyrje të ministrisë më 25 dhjetor.

Sulmuesi i dytë është qëlluar për vdekje nga rojet e sigurisë para se të shpërthente jelekun e tij, kanë thënë zyrtarë të Libisë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ndonëse grupi terrorist, Shteti Islamik ka kryer sulme të ngjashme në këtë shtet.

Në mesin e personave të vdekur është edhe lideri i mirënjohur i grupit militant, Brigada Revolucionare, Abdul-Rahman Mazoughi, shkruan Rel, tranemton Newsbomb.al. 

Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL) ka dënuar sulmin dhe ka theksuar nevojën e “parandalimit të grupeve terroriste ashtu që të mos kthejnë Libinë në zonë për kryerjen e krimeve”.

Libia është përballur me trazira nga viti 2011 prej kur është rrëzuar nga pushteti dikatori, Muammar Qaddafi.

Ky shtet është i ndarë në mes të Qeverive rivale, të cilat mbështesin grupe të ndryshme të militantëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035817861557007
array(1) { ["section"]=> string(57) "militantet-sulmojne-ministrine-e-jashtme-te-libise-146530" }