Militantët sulmojnë turistët në Afganistan

Publikuar tek: bota, më 15:25 04-08-2016 Militantët sulmojnë turistët në Afganistan

Militantë të dyshuar kanë sulmuar një karvan i cili që transportonte turistë të huaj në Afganistanin Perëndimor, duke plagosur gjashtë prej tyre.

Zyrtarët afganë treguan për BBC, se një duzinë udhëtarësh ishin të shoqëruar nga personeli i ushtrisë afgane rrugës për në qytetin Herat, kur atyre u bënë pritë.

Grupi i turistëve të sulmuar përfshinte tetë britanikë, tre shtetas amerikanë dhe një gjerman.

Fatmirësisht sulmi nuk ka patur si pasojë vdekjen, por gjithsesi një numër udhëtarësh kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë në spital. Një shofer afgan u plagos gjithashtu në sulm.

Rrugët kryesore të Afganistanit janë tejet të rrezikshme nga sulmet e militantëve dhe rrëmbimeve të shpeshta.

Identiteti i burrave të armatosur është i panjohur, edhe pse dyshimet bien mbi talibanët, të cilët kanë rritur numrin e sulmeve në të gjithë vendin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051378965377808
array(1) { ["section"]=> string(48) "militantet-sulmojne-turistet-ne-afganistan-48755" }