Milo: Deklaratat e Yuri Kim nga më të fortat në 30 vite

Publikuar tek: politike, më 22:52 03-06-2020 Milo: Deklaratat e Yuri Kim nga më të fortat në 30 vite FotoMontazh: Paskal Milo - Yuri Kim

Kreu i PDS Paskal Milo duke komentuar deklaratën e sotme të Ambasadores së SHBA Yuri Kim për Reformën Zgjedhore, tha se ajo është nga më të fortat në 30 vitet e fundit.

“Në historinë 30 vjecare të demokracisë shqiptare kjo deklaratë e sotmja është nga më të fortat dhe më të drejtpërdrejtat. Deklarata të kësaj natyre ka bërë ambasadori Rajerson në fillim kur ka ardhur në mbështetje të PD dhe ai merrte pjesë edhe në mitingjet e PD", u shpreh Milo në emisionin RepolitiX.

Në fjalën e saj, ambasadorja i njohu mertitat partisë në pushtet pasi tha se ajo ka më shumë privilegje dhe i takonte të lëshoshte më shumë, gjë që sipas saj e beri.  Por sipas Milos, kreditet që ambasadorja i dha PS janë të paprecedenta.

"Do të vazhdojnë negociatat edhe nesër, por jo në një tryezë institucionale por do të ketë negociatat dhe takime kokë me kokë të diplomatëve të ambasadores amerikane, ndoshta me zotin Basha dhe Kryemadhin dhe me qëllim që ti rikthehen çështjeve për të gjetur një mundësi për marrëveshje, por orët janë të kufizuara. Presioni është i drejtpërdrejtë. Kreditet i dha PS-së ambasadorja amerikane është e paprecedentë. Mund të ecet në këtë pistë që parlamenti të shkojë në gjendjen që është pa konsensusin e opozitës dhe të miratojë paketën e reformës zgjedhore", tha kreu i PDS Paskal Milo.

LEXO EDHE: Yuri Kim del nga rezidenca pas 9 orë mbledhje

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096209049224854
array(1) { ["section"]=> string(61) "milo-deklaratat-e-yuri-kim-nga-me-te-fortat-ne-30-vite-208973" }