Milot-Fier me PPP, Malaj: Të mos zhvillohemi me konceptin e borxhit, të mos mendojmë vetëm për llaç e tulla, po futemi në krizë të madhe

Publikuar tek: ekonomi, më 15:03 01-07-2020 Milot-Fier me PPP, Malaj: Të mos zhvillohemi me konceptin e borxhit, të mos mendojmë vetëm për llaç e tulla, po futemi në krizë të madhe Arben Malaj

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj, tha se dhënia e pothuajse gjithçkaje me PPP, rrit borxhin dhe krijon një krizë të shumëfishtë borxhesh.

I ftuar në news24, Malaj e ka cilësuar të gabuar dhënien me PPP të aksit Milot- Fier duke konstatuar se 1.2 miliardë euro janë kosto shumë e rëndë.

Malaj thotë se koncesionet me PPP kanë më shumë kosto se çdo formë tjetër, pasi asnjë vend tjetër përveç Shqipërisë nuk bën rrugë me taksat e qytetarëve.

"PPP e shumta do bëjnë që tyë merren borxhe dhe kjo do kërkojë që taksapaguesit të paguajnë më shumë ose shteti do të shkurtojë shpenzimet, në arsim, në infrastrukturë, në shëndetësi, etj. Nëse do të kishte diçka që do ta ndihmonte ekonominë, dhe që do të ishte efikase, nëqoftëse e shohim pandeminë si një gjë në vazhdimësi që do bashkëjetojmë me të, është se si do mbështesim shëndetësinë. E mendojmë dot ne sa është kosto tani që BE i mbylli kufijtë për shkak të keqmenaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia? Nuk duhet të mendohet vetëm për rrugë, për tulla e llaç. Ajo që qeveria duhet të bëj është një komunikim më i saktë. Shteti ka një strategji kombëtare për rrugët, si çdo qeveri. Duhen bërë studime e më pas procedurat për të përzgjedhur kompanitë. Nuk mund të bëhen thjesht me idenë që meqënëse dështoi marrëveshja me BERZH a ku di unë me kë dështoi Shqipëria, s'do të thotë që çdo gjë do të bëhet me PPP. Në rast se kompanitë privare marrin borxh për të bërë këtë investim, ne paguajmë më shumë se ato marrin borxhe me interesa të larta, ndërsa nëse merr borxh shteti i merr me interesa të ulëta. Por e them sërish, nuk duhet të zhvillohemi me konceptin e borxhit. Një projekt i vonuar ka disa kosto. Aktivitet preferenciale në vetvete kanë kosto. Pra PPP krijojnë krizë. Pra do të kemi një shumëfish kostosh indirekte, që e bëjnë më të rëndë barrën mbi taksapaguesit shqiptarë. Rritja e borxheve sjell rritjen e krizës me pak fjalë", tha ai.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0052359104156494
array(1) { ["section"]=> string(139) "milot-fier-me-ppp-malaj-te-mos-zhvillohemi-me-konceptin-e-borxhit-te-mos-mendojme-vetem-per-llac-e-tulla-po-futemi-ne-krize-te-madhe-212446" }