Milva Ekonomi rrezikon deri në 7 vjet burg për shkeljen e ligjit të administratës

Publikuar tek: politike, më 12:23 05-06-2017 Milva Ekonomi rrezikon deri në 7 vjet burg për shkeljen e ligjit të administratës

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi ditë më parë shkarkoi Drejtorin e Postës Shqiptare Majlind Lazimi.

Pak minuta më parë Lazimi ka kallëzuar në Prokurori ministren Ekonomi, duke e quajtur të paligjshëm shkarkimin e tij.

“Sot kam bërë një denoncim për shkak të urdhërit të saj në shkelje të ligjit. E konsideroj këtë urdhër të paligjshëm. Kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu. Sot e kësaj dite shkarkimi është pa motivacion. Është e nevojshme që në këtë situatë të jepet një arsye qoftë edhe logjike.  Besoj se është e nevojshme që secili të japë argumentet ligjore në gjykatën administrative e cila do shpallë urdhërin të pavlefshëm”, u shpreh Lazimi.

Sipas ligjit ministrja Ekonomi rrezikon të dënohet me burgim që parashikon nga 6 muaj deri në 7 vjet.

Shkarkimi i Lazimit u bë tre ditë më parë menjëherë pas ngritjes së Task Forcës së Monitorimit të Administratës. “Kam të drejtën që më jep ligji për emërime dhe shkarkimi edhe për shoqëritë anonime. Jam në zbatim të detyrave që më jep ligji”, është shprehur ministrja Ekonomi në një deklaratë për median. /Newsbomb.al/ 

 

logo.jpg

12123.jpg

logo-2.jpg

logo_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030093908309937
array(1) { ["section"]=> string(87) "milva-ekonomi-rrezikon-deri-ne-7-vjet-burg-per-shkeljen-e-ligjit-te-administrates-81279" }