Mimi Kodheli: Nga deti, na vijnë rreziqe nga të gjitha anët, duhet të jeni të përgatitur

Publikuar tek: aktualitet, më 16:36 20-10-2015 Mimi Kodheli: Nga deti, na vijnë rreziqe nga të gjitha anët, duhet të jeni të përgatitur Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjate prezantimit te sotem te Komandatit te ri te Forces Detare gjeneral Brigade Ylber Dogjani

“Projeksioni ynë për të ardhmen është çdo ditë dhe më tepër i komplikuar për shkak të komplikacioneve që vijnë dhe rreziqet nga të gjitha anët, qofshin këto edhe nga deti. Ndaj është në detyrimin tim kushtetues, të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, të drejtuesit tashmë të ri të Forcës Detare dhe të gjithëve ju bashkë, që të jemi në një linjë dhe të punojmë me devotshmërinë për të cilën jemi betuar”. 

Këto janë fjalët e ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli ndërsa prezantoi sot kreun e ri të Forcave Detare, Gjeneral Brigade Ylber Dogjani, në prani të funksionarëve më të lartë të Forcave tona të Armatosura.

“Unë vij në këtë pozicion të ri, i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për vendin dhe rolin që ka kjo komandë për sigurimin dhe ruajtjen e sovranitetit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë, zbatimin e ushtrimit të ligjshmërisë në det, duke bashkëpunuar ngushtësisht me strukturat e tjera të FA, si dhe me institucionet shtetërore me interesa në hapësirën detare”, tha në fjalën e tij Dogjani. Ai shpalosi më tej disa nga objektivat dhe synimet e tij për realizimin me sukses të detyrës që sapo ka marrë, si dhe garantoi ministren Kodheli se do ta ushtrojë detyrën e tij konform ligjit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një foto e rrallë e tetorit: Studentët shqiptarë e grekë bëjnë foton me duart si shqiponjë: Ndal racizmit
Inagurohet Konsullata e Shqipërisë në Gjakovë, mungon ministri Thaçi »
Article Logic
Execution time: 0.011970996856689
array(1) { ["section"]=> string(91) "mimi-kodheli-nga-deti-na-vijne-rreziqe-nga-te-gjitha-anet-duhet-te-jeni-te-pergatitur-23573" }