Mineneapolis në FLAKË, oficeri që vrau 46 vjeçarin i përfshirë në shumë krime të tjera

Publikuar tek: bota, më 09:27 30-05-2020 Mineneapolis në FLAKË, oficeri që vrau 46 vjeçarin i përfshirë në shumë krime të tjera Fotomontazh: Stacioni i policise i djegur dhe pankarta qe mbajne protestuesit

Polici i shkarkuar nga detyra në policinë e Minneapolis, Derek Chauvin, është arrestuar katër ditë pas ngjarjes fatale ku George Floyd u arrestua dhe u dhunua deri në vdekje. Kjo gjë ngjalli protesta, trazira dhe zemërime nëpër qytet dhe gjithë vendin.

Në qytetin e Minneapolis protestat janë të dhunshme, më qytetarët që i kanë vënë flakën 3 komisariateve të policisë dhe shumë ndërtesave të tjera.

Por ajo që është zbuluar ditën e djeshme është vërtetë tronditëse, pasi protestuesit mbajnë në dorë pankarta ku tregohen disa vrasje apo plagosje të tjera ku oficeri Derek Chauvin ka qenë protagonist, por ia ka hedhur pa u lagur.

Sipas protestuesve teknika e përdorur nga Chauvin, që vendosi gjurin mbi qafën e 46 vjeçarit George Floyd, i cili fatkeqësisht gjeti vdekjen pasi nuk mund të merrte frymë, nuk është pjesë e trajnimit të policisë, që do të thotë se oficeri ka shkelur ligjin.

Ata akuzojnë edhe shtetin se ky oficer po mbrohet nga avokati Tom Kelly, i njëjti avokat që shpëtoi nga burgu oficeri Jeronimo Yanez, pasi ky i fundit qëlloi për vdekje një afro-amerikan.

Oficeri Derek Chauvin ka qenë i pezilluar në vitin 2011 për sjellje jo të mirë pasi goditi qytetarin nga Alaska, Leroy Martinez, ndërsa në vitin 2008 ka goditur një 21 vje♪5ar me ngjyrë, i cili ishte i paarmatosur.

Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi Chauvin është një nga oficerët që vrau Ëayne Reyes, një latino-amerikan që mori 16 plumba nga policia.

Në vitin 2005 Chauvin është përfshirë në një aksident me makinë duke shkaktuar vdekjen e 3 personave.


82201830_1136949586669883_907224812357681152_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090818405151367
array(1) { ["section"]=> string(92) "mineneapolis-ne-flake-oficeri-qe-vrau-46-vjecarin-i-perfshire-ne-shume-krime-te-tjera-208371" }