Mini-shengeni ballkanik dhe Kosova, Vuçiç: Kërkojmë kompromis me shqiptarët  

Publikuar tek: rajon, më 22:41 10-10-2019 Mini-shengeni ballkanik dhe Kosova, Vuçiç: Kërkojmë kompromis me shqiptarët   Presidenti serb Aleksander Vucic

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm që të vendosë një kompromis me shqiptarët.

Me anë të një interviste dhënë për emisionin Opinion, Vuçiç tha se sipas tij është më mirë të pranohet kompromisi, ose do të shkatërrojmë edhe veten dhe të tjerët.

‘Unë kurrë nuk kam folur për Preshevën dhe Bujanocin, apo Medvegjën. Jam përpjekur të mos flas për gjëra që njerëzve mund t’ua vështirësojnë punën. Dua të kuptohemi këtu që territori që është në kontekst është Kosova dhe se më shumë se gjysma e vendeve të botës nuk e kanë njohur pavarësinë. Ose do të pranojmë zgjidhjen e kompromisit ose do të shkatërrojmë edhe vetën dhe të tjerët dhe më shumë njerëz do të braktisin hapësirat ku jetojmë.

Sa i përket kompromisit ne jemi të gatshëm, kurse shqiptarët le të mendojnë për këtë. Ne jemi të gatshëm që me shqiptarët të gjejmë zgjidhjen e kompromisit. Nëse shqiptaret i qasen kësaj që ne jemi të pavarur dhe duhet të na pranoni ky është fundi i gjithçkaje’, ka thënë presidenti serb Vuçiç për gazetarin Idro Seferi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073099136352539
array(1) { ["section"]=> string(80) "mini-shengeni-ballkanik-dhe-kosova-vucic-kerkojme-kompromis-me-shqiptaret-181583" }