‘Mini-shengenin Ballkanik’/ Vuçiç vjen sot në Tiranë, Kosova REFZON ftesën, Rama: Po izolohet

Publikuar tek: aktualitet, më 09:22 20-12-2019 ‘Mini-shengenin Ballkanik’/ Vuçiç vjen sot në Tiranë, Kosova REFZON ftesën, Rama: Po izolohet

 Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor sot dhe nesër do të ndalen në në Tiranë, në Samitin e Tretë për Minishengenin Ballkanik. 

Të pranishëm në takim do të jenë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ndërkohë Kosova ka refuzuar ftesën për t’iu bashkuar Samitit.

Presidenti Hashim Thaçi duke falenderuar Ramën për ftesë, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shpjeguar edhe arsyet e mungesës së Kosovës.

Sipas Thaçit, Kosova vazhdon të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet, dhe shkak për këtë është Serbia.

‘Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, e falënderoj për ftesën për pjesëmarrje në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Si President dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe një herë shpreh mirënjohjen më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë.

Mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Mirëpo, për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë.

Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në fund, dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë. HTH’, shkruante Thaçi.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama e sheh këtë veprim të Kosovës, si lëvizje të gabuar duke e cilësuar si izolim.

‘Do të vijnë të gjithë, Kosovën përsëri e kam ftuar. Do të vijnë nga SHBA, i dërguari special i SHBA-ve Palmer më ka shkruar personalisht dhe më ka kërkuar dy ftesa zyrtare, sepse do të dërgojë dy persona të posaçëm nga departamenti i Shtetit në mbështetje të këtij procesi. Do të vijnë nga Komisioni Europian por akoma nuk kemi një konfirmim, nga Banka Europiane. Do të vijnë të gjithë. Nuk ka gjë më të gabuar sesa Kosova që është fitimtare e luftës të kthehet në humbës, të izolohet e të kërkojë madje edhe nga ne që të izolohemi’, tha Rama.

Ky takim vjen pas dy të zhvilluara në Novi Sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku morrën pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane.

Edhe në këto dy takime, Kosova ka rezufuar pjesëmarrjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja makabre e pronarit të lokalit në Korçë, policia arreston një 18-vjeçar (EMRI)
Mbyllja e gazetës MAPO, Bujar Kapexhiu: Lajm i trishtueshëm, uroj të jetë e përkohshme »
Article Logic
Execution time: 0.017309904098511
array(1) { ["section"]=> string(94) "mini-shengenin-ballkanik-vucic-vjen-sot-ne-tirane-kosova-refzon-ftesen-rama-po-izolohet-189913" }