Ministrat e Ramës të gjithë në Francë, por gjesti i Klosit s’ka të paguar. Mbaron konferencën në Bruksel dhe niset me nxitim drejt Vlorës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:40 10-06-2016 Ministrat e Ramës të gjithë në Francë, por gjesti i Klosit s’ka të paguar. Mbaron konferencën në Bruksel dhe niset me nxitim drejt Vlorës

Ministrat e Ramës të gjithë në Francë, por gjesti i Klosit s’ka të paguar.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sapo mbaroi konferencën në Bruksel nuk mori avionin apo metronë, por u kthye në Shqipëri.

Arsyeja shumë e thjeshtë: për të ndihmuar gruan e dhunuar në Vlorë Marsela Çaushaj dhe fëmijët e saj.

Video e dhunës së ish-bashkëshortit Ilirjan Pajo ndaj Çaushajt preku mbarë opinionin publik por edhe vetë ministrin Klosi.

Ai së bashku me kreun e Shërbimit Social Shtetëror Etleva Bisha dhe kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli kanë gëzuar sot me dhurata fëmijët e Çaushajt por njëkohësisht u kanë ndryshuar jetën atyre.

Një shtëpi të re me qira, punë si sanitare për Marselën në një shkollë të qytetit dhe shkollë e kopsht për fëmijët.

Këto janë fotot prekëse, teksa ministri u jep dhurata fëmijëve të traumatizuar nga babai që tashmë ndodhet në burg.

klosigruajadhunuarok.gif

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.072311878204346
array(1) { ["section"]=> string(141) "ministrat-e-rames-te-gjithe-ne-france-por-gjesti-i-klosit-s-ka-te-paguar-mbaron-konferencen-ne-bruksel-dhe-niset-me-nxitim-drejt-vlores-43110" }