Ministrat pa peshë, qeveria nën kontrollin e Ramës

Publikuar tek: politike, më 09:58 30-08-2017 Ministrat pa peshë, qeveria nën kontrollin e Ramës

Pak ditë më parë është përzgjedhur Kabineti Qeverisës që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Qeveria “Rama 2” është cilësuar si Qeveri e re me emra të vjetër për shkak të riemërimit të disa ministrave në të njëjtin post drejtuese apo në post homolog. Politologët e cilësojnë këtë lëvizje të kryeministrit Edi Rama si një zgjedhje jo surprizë dhe shtojnë më tutje se disa nga emrat nuk duhet të ishin fare pjesë e qeverisë jo më të ishin ministra.

Në një intervistë për gazetën Shekulli, politologu dhe studiuesi i çështjeve politike, Afrim Krasniqi është shprehur se lista e ministrave nuk përfaqëson as qytetarët as Partinë Socialiste por i vetmi i përfaqësuar është kryeministri Rama.

SIpas Krasniqit, Kabineti nuk është me karakter reformator, pasi nuk janë ministrat ata që marrin vendime, por me karakter administrator, pasi është kryeministrti ai që menaxhon parlamentin.

Dhe analisti Fastos Lubonja qëndron në të njëjtën linjë mendimi me Afrim Krasniqin përe sa i përket zgjedhjes së ministrave. Për të dy, emrat nuk ishin surprizë dhe emërimi i tyre ishte një gjë që pritej.

Lubonja e shikon gjithë këtë sitautë si një aventurë të kryeministrit dhe është shprehur se pret të shikojë sesi do të përfundojë ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025995969772339
array(1) { ["section"]=> string(55) "ministrat-pa-peshe-qeveria-nen-kontrollin-e-rames-90605" }