‘Ministre po gënjeni’, Plas sherri në Komision, Gjonaj-Dhimitrit: Mos më ndërprit fjalën, nuk jam në rrëfimtore

Publikuar tek: aktualitet, më 12:55 23-01-2020 ‘Ministre po gënjeni’, Plas sherri në Komision, Gjonaj-Dhimitrit: Mos më ndërprit fjalën, nuk jam në rrëfimtore

Komisioni i Medias është duke shqyrtuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ndryshimeve në ligjin e AMA. 

Ndërkohë është krijuar një debat mes ministres Etilda Gjonajt dhe  kryetares së Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri.

Kjo e fundit i është drejtuar Gjonajt duke i thënë se duhet të jetë e sinqertë dhe të mos gënjejë.

Debati i krijuar: 

Dhimitri: Po gënjeni, tregohuni e sinqertë.

Gjonaj: Për mua është hera e parë që kryetari më ndërpret fjalën.Nëse ju nuk doni të dëgjoni fjalën, unë jam gati ta ndërpres fjalën. Unë nuk jam në rrëfimtore këtu.

Dhimitri: Duam të dimë të vërtetën.

Gjonaj: Të vërtetën jam duke thënë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072081089019775
array(1) { ["section"]=> string(112) "ministre-po-genjeni-plas-sherri-ne-komision-gjonaj-dhimitrit-mos-me-nderprit-fjalen-nuk-jam-ne-rrefimtore-192917" }