Ministres së Arsimit i shkon në zyrë një i ‘ftuar special’, 3-vjeçari që di të numërojë, lexojë dhe të shkruajë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:55 17-10-2020 Ministres së Arsimit i shkon në zyrë një i ‘ftuar special’, 3-vjeçari që di të numërojë, lexojë dhe të shkruajë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka pritur në zyrë një djalosh special, i cili ka aftësi të rralla inteligjence.

Ai di të numërojë, të lexojë dhe madje të shkruajë fjalë të vështira.

Eljo është ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, ndaj dhe ministrja Kushi thotë se ai do të marrë ndihmën e nevojshme nëpërmjet specialistëve, që do të përcaktojnë se në cilën fushë Eljo duhet mbështetur.

Shënimi i Evis Kushit

Dje në zyrën time prita një të ftuar super të veçantë bashkë me prindërit e tij, Eljo 3-vjeçar nga Elbasani, që gëzon dhunti e aftësi të rralla. Ai lexon rrjedhshëm, numëron dhe shkruan madje edhe fjalë të vështira.

Është shumë e qartë që ai ka një tjetër zhvillim e nivel inteligjence në krahasim me shumicën e fëmijëve të moshës së tij. Prandaj, prindërve të tij i ofrova gjithë gadishmërinë time për t'i ndihmuar për çfarëdo është e nevojshme nëpërmjet specialistëve të ndryshëm, të cilët do të përcaktojnë edhe llojin e fushës ku Eljo i vogël e i madh ka nevojë për t'u mbështetur.

eljoe.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011460065841675
array(1) { ["section"]=> string(114) "ministres-se-arsimit-i-shkon-ne-zyre-nje-i-ftuar-special-3-vjecari-qe-di-te-numeroje-lexoje-dhe-te-shkruaje-224138" }