Ministret shqiptare i dërguan letër vlerësimi Holandës, reagon i revoltuar Imzot Gjergj Frendo: Kush ua dha të drejtën të falenderoni për legalizimin e abortit dhe martesën gay

Publikuar tek: aktualitet, më 19:36 09-10-2019 Ministret shqiptare i dërguan letër vlerësimi Holandës, reagon i revoltuar Imzot Gjergj Frendo: Kush ua dha të drejtën të falenderoni për legalizimin e abortit dhe martesën gay

Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Imzot Gjergj Frendo ka reaguar për letrën që ministret shqiptare i dërguar qeverisë së Holandës ditën e djeshme.

Ndër të tjera, ministret në emër të shqiptarëve u shprehën se çmojnë Holandën për shkak se është vendi i parë në botë që ka legalizuar abortin dhe martesën mes të njëjtës gjini.

Përmes një statusi në 'Facebook', Imzot Gjergj Frendo i revoltuar deklaron se kush ia dha të drejtëm të flasin në emër të gjithë shqiptarëve.

Sipas tij, të legalizosh abortin dhe martesën gay nuk është shenjë e një shoqërie të emancipuar.

'Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë', shkruan Imzot Gjergj Fredo.

Statusi i plotë:

RRETH LETRËS SË MINISTRAVE GRA

Mons. George Frendo,

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit Hollandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë se janë “nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë”.

Më poshtë shkruajnë: “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën”. E pse? Sepse “ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin” dhe “keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001”.

Disa komente. “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën”. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Hollandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave? Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se “luftojnë për familjet” – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Hollandës që ka legalizuar martesën e së njejtës gjini.

Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027278900146484
array(1) { ["section"]=> string(181) "ministret-shqiptare-i-derguan-leter-vleresimi-holandes-reagon-i-revoltuar-imzot-gjergj-frendo-kush-ua-dha-te-drejten-te-falenderoni-per-legalizimin-e-abortit-dhe-martesen-gay-181419" }