Ministri Ahmetaj apel biznesit të madh: Nga janari asnjë abuzim me kontributet

Publikuar tek: barometri, më 07:20 06-12-2017 Ministri Ahmetaj apel biznesit të madh: Nga janari asnjë abuzim me kontributet

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot se nga viti i ardhshëm biznesi i madh nuk do të lejohet të abuzohet me deklarimet e kontributeve të punonjësve të tyre.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Politikat në mjedisin e punës”, Ahmetaj tha se për këtë çështje do të zhvillojë një takim të posaçëm me kryeministrin Rama dhe për të nisur një aksion anti-informaliteti.

“Do zhvillojmë së shpejti bashkë me kryeministrin dhe biznesin e madh që të korrektojnë dhe të nxjerrin në dritë bilancet e tyre e për të patur dinjitet në pagesën e deklarimit të kontributeve ndaj shtetit. Në 2018-ën nuk do të lejohet më kjo gjë, ndaj bëj thirrje kolektive për të ndryshuar taktikë. Nuk mund të deklarohet një inxhinier me pagë minimale”, u shpreh ministri Ahmetaj, ndër të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026932001113892
array(1) { ["section"]=> string(84) "ministri-ahmetaj-apel-biznesit-te-madh-nga-janari-asnje-abuzim-me-kontributet-102114" }