Ministri Ahmetaj: 'Rapiscan' grabitje për sipërmarrësit, ulëm çmimin gati dyfish

Publikuar tek: ekonomi, më 18:42 30-01-2016 Ministri Ahmetaj: 'Rapiscan' grabitje për sipërmarrësit, ulëm çmimin gati dyfish

Si një deklaratë e një ministri të një vendi vasal ishte ajo e bërë nga Arben Ahmetaj kur po komentonte në studion e emisionit “Kapital” në Vizion Plus, koncensionin edhe dhënë nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha për kompaninë amerikane ‘Rapiscan’.

Duke pranuar se ajo marrëveshje është një grabitje e madhe për sipërmarrësit shqiptarë, Ahmetaj ka theksuar se kontrata nuk mund të prishet pasi kjo do të sillte përplasje diplomatike me SHBA-në, e në këtë llogjikë të ministrit, është biznesi ai që duhet të mbajë përsipër pasojat.

“Me Rapiscan-in kanë detyruar çdo sipërmarrës që për një deklaratë doganore të paguajë 39 euro, që është grabitje. Po ta hiqnim, përveç se hynim në një përplasje diplomatike me SHBA-të, që përkundrazi na intereson që t’i kemi marrëdhëniet në të gjitha nivelet spektakolare, ne u ulëm dhe negociuam marrëveshjen dhe çuam në 22 euro, gati gjysma, që sipërmarrja të ketë sa më pak ngarkesë”, deklaroi Ahmetaj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029717206954956
array(1) { ["section"]=> string(82) "ministri-ahmetaj-rapiscan-grabitje-per-sipermarresit-ulem-cmimin-gati-dyfish-31343" }