Ministri Beqaj në Kuçovë: Mamografitë falas

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 09-03-2015 Ministri Beqaj në Kuçovë: Mamografitë falas

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka zhvilluar sot një vizitë në spitalin e Kuçovës, nga ku ka bërë me dije se mamografitë do të jenë një shërbim falas.

"Ky shërbim i ofruar nga njësitë e lëvizshme të mamografisë, është në përputhje me angazhimet e Programit të Qeverisë për vëmendje të shtuar ndaj sëmundjeve tumorale, duke ofruar më shumë mundësi për diagnostikim të hershëm,” tha midis të tjerash Ministri Beqaj. Këto ekzaminime ofrohen pa pagesë, për të rrëzuar kështu barrierat fianciare që mund të kenë gra nga shtresa të ndryshme në përmbushje të angazhimit për mbulim universal, shtoi më tej ai, duke theksuar se “këto ekzaminime ofrohen pranë vendbanimit në zona me periferike të vendit, për të rrëzuar kështu barrierat gjeografike  në përbushje të angazhimit për akses universal, pasi besojmë se ky i fundit e bën të prekshëm Mbulimin Universal”.

Mamografia është një lloj radiografie e gjirit që e kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Shkalla e zbulimit është 10 në 1000 raste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: S'paragjykoj prokurorët, por janë në presion nga Meta, Rama dhe Tahiri
Arrestohet në Belgjikë “tmerri i burgjeve” Taulant Toma, ishte arratisur tre herë »
Article Logic
Execution time: 0.013705968856812
array(1) { ["section"]=> string(47) "ministri-beqaj-ne-kucove-mamografite-falas-5343" }