Ministri Bledi Çuçi ka instagramin e një balerine tallavaje që i nxirrte gjoksin Lek Plepit, 'Anja lepurushja' (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:56 10-01-2020 Ministri Bledi Çuçi ka instagramin e një balerine tallavaje që i nxirrte gjoksin Lek Plepit, 'Anja lepurushja' (FOTO) Foto montazh

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi përdor llogarinë në instagram të një balerine të lokaleve me muzikë tallava.

Llogaria e balerinës në fjalë ka patur rreth 31 mijë ndjekës në momentin kur është shtënë në dorë të ministrit Çuçi. Për faktin se në epokën e teknologjisë çdo gjë lë gjurmë, edhe profili që sot mban emrin “Bledi Çuçi” ka ruajtur emrat që ka mbajtur më parë.

Nga “anja bunny”, te “anja prifti”, “amarildo official” dhe “ledjana bajraktari”, profili i instagramit që sot ka 41.5 milë ndjekës, e ka ndryshuar plot 36 herë emrin.

E pasi ka rënë në dorë të stafit të ministrit Çuçi, ka ndryshuar për herë të fundit emrin në “bledi.cuci” në 6 gusht të 2019-ës.

Ja çfarë shkruan gazetari Klodian Tomorri lidhur me këtë:

Këta duhen tallur çdo sekondë

Blendi Çuçi, ministri i bujqësisë ka blerë/huazuar/ marrë borxh profilin e instagramit të një balerine tallavaje që nxirrte gjoksin në chat me Lek Plepin duke e bërë faqen e tij zyrtare. Arsyeja pse e ka bërë është se kjo vajza, që quhet Ledjana Bajraktari kishte 31 mijë ndjekësa.

Ky episod është pasoja kulmore e një fenomeni absurd dhe tragjikomik që tregon se si qeveriset Shqipëria.

Edi Rama ka ngritur një sistem unik vleresimi për ministrat e tij. Më të mirët konsiderohen ata që kanë më shumë ndjekësa dhe marrin më shumë like në rrjetet sociale. Integriteti, ndershmëria, aftësia në punë nuk kanë asnjë rëndësi. Për të qenë ministër i mirë mjafton të marrësh like dhe share në facebook.

Për këtë arsye, ministrat kanë ngritur në këmbë një sistem pervers, i cili operon në kaskadë. Sa herë ata postojnë ndonjë gjë, të gjithë punonjësit e ministrisë dhe institucioneve në varësi urdhërohen nga lart për të bërë like dhe për ta shpërndarë. Gjithçka monitorohet rreptë.

Me sa duket ministri i bujqësisë i ka rënë shkurt. Ngaqë nuk i kishte vetë aq ndjekësa e ka gjetur faqen gati. Mirëpo e zbuluan çunat e brrylit. Kjo është videoja e vajzes që i ka marrë faqen e instagramit ministri i bujqësisë.

Këta duhen tallur. Çdo ditë.

81902857_835683603604571_2062219798326018048_n.jpg

81715727_2531726110287158_5397609997884456960_n.jpg

81628755_2456909377959843_5700988569070338048_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097720623016357
array(1) { ["section"]=> string(119) "ministri-bledi-cuci-ka-instagramin-e-nje-balerine-tallavaje-qe-i-nxirrte-gjoksin-lek-plepit-anja-lepurushja-foto-191719" }