I ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej dy ditësh, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar sot me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.
“Kënaqësi të takohem me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe të konfirmoj që qëndrojmë së bashku në koalicionin global për të mposhtur ISIS”, shkruan ministri Bushati në Tëitter duke postuar edhe një foto të takimit.
Gjatë ditës së djeshme, Bushati u takua me senatorin John McCain si dhe me Sekratarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në SHBA ndodhet edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, që sipas axhendës, do takohet me zyrtarë të lartë të shtetit.