Ministri Bushati tregon shifrën: Sa prona shqiptarësh në Greqi mund të merren pas heqjes së Ligjit të Luftës

Publikuar tek: politike, më 23:48 30-01-2018 Ministri Bushati tregon shifrën: Sa prona shqiptarësh në Greqi mund të merren pas heqjes së Ligjit të Luftës

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpjeguar se nga heqja e Ligjit të Luftës janë tre kategori që përfitojnë.

Ato janë shtetas shqiptarë, prona të shtetit shqiptar dhe shqiptarë me kombësi greke, të gjithë këta vetëm në rastet kur iu është sekuestruar prona në shtetin helen në vitin 1940. Pra jashtë mbeten pronat e çamëve.

Bushati ka thënë se ‘pak a shumë’ janë 1800 raste, apo prona të kategorive të mësipërme. Vendndodhja, vlera dhe madhësia janë të larmishme.

“1800 raste në përgjithësi, nuk mund të them një shifër për vlerën, sepse kanë kaluar 70 vite dhe pronat janë zhvilluar në mënyra të ndryshme. Kjo nuk hap rrugë për pronat e çamërisë”, deklaroi Bushati në emisionin “Opinion”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011564970016479
array(1) { ["section"]=> string(114) "ministri-bushati-tregon-shifren-sa-prona-shqiptaresh-ne-greqi-mund-te-merren-pas-heqjes-se-ligjit-te-luftes-108544" }