Ministri Cani takim me shoqatat e bizneseve, diskuton 3 çështje të rëndësishme: Më mirkuptoni për taksat

Publikuar tek: ekonomi, më 12:11 29-01-2016 Ministri Cani takim me shoqatat e bizneseve, diskuton 3 çështje të rëndësishme: Më mirkuptoni për taksat

Ministri I Financave Shkëlqim Cani, është duke zhvilluar një takim me shoqatat e bizneseve ku ka parashtruar tre çështje të rëndësisshme, informalitetin dhe paketën fiskale, platformën teknologjike mbi TVSH. Sa i takon paketës fiskale ministri tha se ka ardhur koha që situata të ndryshojë dhe mos miratohet më në momentet e fundit. Ministri ka kërkuar mirëkuptimin e biznesit sa i takon taksave, duke u kërkuar atyre të marrin parasysh edhe buxhetin e shtetit.

“Tre çështjet që jemi lajmëruar dhe që ne kemi synim janë:

Paketa fiskale 2017, kuptohet që mund të bisedojmë dhe për 2016 po ky ëshë synimi i parë.

Së dyti, fazën e dytë tek informaliteti sepse në përudhën korrik-shtator dhe shtator-dhjetor qenë dy pjesë të fazës së parë të kësaj që unë vazhdoj ta quajt strategji ju e quani luftë dhe tani duam të hyjmë në një fazë ndryshe, të hartimit të dokumentit për fazën e dytë.

Së treti, platforma teknololgjike mbi TVSH ju jeni pjesë e atyre që potencialisht do të jetë e ftuar për të marrë pjesë në tenderin ndërkombëtar dhe mund të shkëmbenin ca mendime dhe të ftonit ju këdo të interesuar për këtë biznes të partneritetit publik privat”, tha Cani ndërsa shtoi:

“Ju e keni marrë me shaka ju duket sikur po nxitojmë ne të ministrisë së financave por ne duam të ndryshojmë stilin e të punuarit nuk duam që paketën fiskale ta firmosin ditët e fundit të 2016 ndërkohë që aktet e tjera hyjnë në fuqi ndërkohë që dhe ju njuk ju lejmë kohë ta diskutoni takim”.

“Mos na tregoni vetëm se situata është keq por edhe sesi zgjidhet” u tha ministri përfaqësuesve të shoqatave të biznesit duke marrë si shembull taksën e 20-përqindshit.

“Nuk kam premtuar asnjëherë që çfarë do na vijë ne do e gëlltisim ashtu”, shtoi ministri i Financave.

“Kërkesa juaj minimale do ishte të uleshin taksat por nëse nuk do shihnim studimet në buxhet, a e përballon buxheti...”, kërkoi mirkuptim ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010159015655518
array(1) { ["section"]=> string(108) "ministri-cani-takim-me-shoqatat-e-bizneseve-diskuton-3-ceshtje-te-rendesishme-me-mirkuptoni-per-taksat-31248" }