Ministri Çavuşoğlu kritikon Macron: Tejkaloi kufijtë e tij duke shpifur për Turqinë

Publikuar tek: bota, më 19:50 01-10-2019 Ministri Çavuşoğlu kritikon Macron: Tejkaloi kufijtë e tij duke shpifur për Turqinë Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka kritikuar komentet e presidentit francez kundër Turqisë, duke e akuzuar atë për hipokrizi.

Gjatë një fjalimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës, presidenti francez, Emmanuel Macron, kritikoi politikën e Turqisë ndaj Sirisë, si dhe lirinë e shprehjes në vend.

Duke folur për AA, Çavuşoğlu tha se Macron në të njëjtën ngjarje “tejkaloi kufijtë e tij duke shpifur për Turqinë mbi lirinë e shprehjes”.

“Sa migrantë ka pranuar Macron në vendin e tij? Në vend të kësaj, ai priti terroristët e YPG/PKK-së në Pallatin Elysee”, theksoi Çavuşoğlu.

Në muajin prill, Macron priti një delegacion të ashtuquajtur Forcat Demokratike Siriane (SDF), e cila është e lidhur ngushtë me grupin terrorist YPG/PKK.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010306835174561
array(1) { ["section"]=> string(89) "ministri-cavusoglu-kritikon-macron-tejkaloi-kufijte-e-tij-duke-shpifur-per-turqine-180451" }